Priestess of the Soul

Historia Ime

Rreth Meje

Founder of Priestess of the Soul

Themeluese

Jona Berisha

Priestess of the Soul

Unë jam Jona, dhe Priestess of the Soul lindi nga dashuria që kam për gjerat e bukura në jetë, gjithashtu nga rrugëtimi im shpirtëror që më ndryshoi mënyrën si e shikoj jetën.

Gjatë rrugëtimit tim shpirtëror, u lidha thellë me gurët natyralë. Zbulova se çdo gur mban energji dhe historinë e vet - disa të qetësojnë, disa të japin forcë, disa të lidhin në intuitën, të kujtojnë kush je, etj. Kjo lidhje ishte aq autentike dhe aq e drejtpërdrejtë, sa e ndjeva që doja ta ndaja me gra të tjera.

Kështu lindi Priestess of the Soul - jo si thjesht një brand bizhuterish, por si mënyra ime për të sjellë atë energji tek ju. Çdo unazë, çdo qafore, çdo vathë është i punuar me dorë, me ar 18K të vërtetë dhe gurë natyralë të zgjedhur me dashuri, nga artizanët që i japin jetë çdo cope. Asnjë stoli nuk është si tjetra - të gjitha janë copë unike, sikurse asnjë prej nesh nuk jemi të njëjta.

Besoj se gratë e fuqishme meritojnë stoli që flasin për to kur ato heshtin. Kur mban një unazë me gur natyral pranë zemrës, le të kujtojnë ate se kush je vërtet.

"Ky brand është dashuri e kthyer në krijim. Shpresoj ta ndjesh atë sa herë që e vesh."

Filozofia

18K

Ar i Vërtetë

Çdo copë me dorë

100%

Gurë Natyralë

Lista e Ekskluzivitetit

Bëhu pjesë e rrethit

Merre e para njoftimin për koleksionet e reja, ofertat ekskluzive dhe historitë pas çdo guri.